Gazetarja Eni Vasili e hapi ndryshe emisionin e saj të mbrëmjes “Studio e hapur” në News 24. Ajo u shfaq me një bimë kanabisi në duar, për të treguar se pikërisht për të flet sot politika e policia, për të punësohen njerëz dhe korren fitime marramendëse.
“Të nderuar teleshikues, mirëmbrëma dhe mirëserdhët në programin “Studio e Hapur”. Unë jam Eni Vasili!
Kush thotë që në Shqipëri ka punë por nuk ka specialistë gabohet totalisht. Për të mbjellë, rritur, korrur e shitur këtë bimë ka edhe punë edhe specialistë. Kjo që kam në dorë është bima që sot më shumë se kurrë duket se po na mban peng të gjithëve. Për këtë bimë sot më shumë se kurrë flet politika: Zgjdhjet në Dibër i fitoi kanabisi thotë kreu i opozitës. Për këtë bimë më shumë se kurrë flet policia: Me tonelata janë ngarkesat që kapen këtej dhe andej kufirit. Prej kësaj bime ekonomia shqiptare rrezikon të kriminalizohet dhe pasuritë e këtij vendi t’i grumbullojnë bosë e kultivimit të saj”, tha Vasil
Në përfundim të emisioni, në studio shkoi policia, e cila sekuestroi bimën e shfaqur në televizion. Vetë Vasili e konsideron një procedurë normale.
Ajo thotë që dega e hashashit u përdor për të simbolizuar problemet e mëdha që vijnë prej tij, që shkojnë deri në prishjen e imazhit të një vendi, ndërsa shton që do ta asgjësonin me djegie menjëherë pas emisionit. Ajo u shpreh e gatshme të shkonte në polici dhe të përgjigjej për çdo gjë.
Çfarë ndodhi, pse erdhi policia?
Eni Vasili:U lajmëruam që kishin ardhur forcat e antidrogës, që kishin për qëllim sekuestrimin e bimës që e transmetuam për dy orë në emision. Kjo ishte një proçedurë normale, ne kishim parashikuar ta digjnim ose ta depozitonim vetë në polici. Erdhën qetësisht e sekuestruan bimën me mirësjellje. Ishin diku 2 apo 3 oficerë. Unë firmosa këtë procesverbal dhe lashë kontakte për çdo paqartësi që të kenë ata nevojë. Besoj që kjo është një procedurë normale. Është e rrallë të transmetohet një bimë e tillë por ajo u përdor për të simbolizuar debatin e madh që po bëhet për të gjitha dëmet që po sjell në ekonomi por edhe imazhit të Shqipërisë kudo në botë, imazhi i një vendi që mbillet dhe trafikohet në masë kanabisi. Ishin dy orë të nxehta me debat, ishte mjaft interesant se si u përplasën dy deputetët, edhe njëherë tjetër përfaqësues të politikës bien në të njëjtën grackë, i drejtojnë gishtin njëri-tjetrit.
Tonalitetet e larta por edhe analiza e detajuar e kolegëve Hoxha e Lala demonstruan se sa sensitive është kjo temë. Këtë e dëshmoi audienca dhe mesazhet në Facebook. Mendoj që procedura e policisë ishte normale. Nuk dua të jap shpjegime se si ka mbërritur kjo degë në studio. Edhe fakti që mbërrin është shqetësuese, por një gazetar nuk i tregon burimet e tij.
E firmosët vetëm ju procesverbalin?
Po mu kërkua ta firmos në prani të drejtorit të Përgjithshëm në News 24, Andi Tela.
Si u sollën policët?
Në fillim kërkuan që ne të ishim vetëm, ne insistuam që të ishim me kamerat tona, ndaj kemi edhe mundësinë e këtyre pamjeve. Kur dola nga emisioni forcat e policisë kishin mbërritur. Në dalje i kemi takuar, të gjithë kanë qenë aty edhe deputetët Dogjani e Ndreu.
Kanë pranuar që të ishin edhe kamerat?
Po kanë pranuar… Nuk di me çfarë kanë ardhur policët, nuk di më detaje.
bw/d i