Policia e Fierit ka prangosur sot dy punonjës të burgut të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin fusnin lëndë narkotike në ambenitet e burgut dhe iua jepnin të burgosurve.
Policia saktëson se Ledio Pashaj, 21-vjeç dhe Lusiano Rexha, 26-vjeç, të dy me detyrë punonjës policie në regjimin e brendshëm të burgut Fier, fusnin lëndë narkotike brenda tek të dënuarit dhe droga u është gjetur gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtyre punonjësve dy paketime të mbështjella me letër celefoni me lëndë narkotike Cannabis Sattiva me peshë 11.1 gramë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Menjëherë pas konstatimit, policia ka bërë kontroll edhe në banesat e tyre dhe nga kontrolli i banesës së Lusiano Rexha janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 41 gramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim, të cilat sipas legjislacionit në fuqi janë të ndaluara me ligj” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
shqiptarja.com/d.i.