Ish kreu i vetëvendosjes Albin Kurti, paralajmëron se çështja e demarkacionit mund të sjellë sërish luftë në Kosovë brenda 5 viteve.
“Kufiri është çështje e ndarjes së territorit. Nuk kemi tokë për të falur. Në atë tokë është derdhur gjak dhe ne s’kemi gjak për të falur.
Thaçi dhe Mustafa të japin dorëheqjen. Në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë”, tha Kurti nga Tirana, gjatë takimit me kryefjalë demarkacionin me Malin e Zi.
Kurti ka deklaruar se shtyrja e këtij vendimi nga ana e qeverisë së Kosovës i ka shpëtuar vendit 8200 hektarë tokë, citohet Express. (b.an)