Një avion spiun amerikan i periudhës së “Luftës së Ftohtë” është rrëzuar në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Avioni i quajtur “Dragon Lady” po bënte manovra stërvitore kur u rrëzua dhe shpërtheu në flakë duke shkaktuar një pilot të vdekur, ndërsa piloti tjetër ka mbetur i plagosur.
Forcat Ajrore Amerikane kanë konfirmuar aksidentin dhe kanë sqaruar se në fluturimin stërvitor njëri prej pilotëve ishte student ndërsa tjetri instruktor.
Nuk dihet se cili prej tyre ka humbur jetën, pasi nuk ka konfirmim zyrtar, përgatiti Express. (b.an)