Kryeministri Isa Mustafa, në kuadër të vizitës në Nju Jork është takuar me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, nga të cilët kërkoi mbështetje për liberalizimin e vizave dhe proceset tjera.
Gjatë takimit, u theksua se pas adresimit të çështjes së demarkacionit dhe pas fuqizimit të rendit dhe ligjit, pritet të finalizohet dhe procesi i lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së, përgatiti “Gazeta Express”. (b.an)