Duket se njëri prej tyre ka pasur me vete armë të ftohtë, pasi adoleshenti është dërguar në spital me një plagë thike në trup. Nxënësi ndodhet në spital QSUT, ku po merr mjekimin për një plagë në kokë dhe një në këmbë. Policia po heton mbi ngjarjen e rëndë ndërsa është vënë në ndjekje të autorëve, që priten të kapen së shpejti.
“Rreth orë 12:35, në rrugën “Bardhyl”, ka patur një konflikt, midis disa të rinjve.
Si pasojë e këtij konflikti ka mbetur i plagosur me mjete prerëse shtetasi K. S., rreth 15 vjeç. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”, citon Policia.