Tre shqiptarë nga Kosova në Gelsenkirchen në Gjermani rrahin dy zjarrfikës, duke i bërë për spital. Një banor 25-vjeçar i këtij qyteti, por me shtetësi kosovare, së bashku me dy familjarë të tij kanë qenë ata që kanë goditur dy zjarrfikësit, duke u shkaktuar lëndime serioze.
Zjarrfikësit e rinj, 25 dhe 26 vjeçar, ashtu sikurse dhe kolegët tjerë të tyre vazhdojnë të jenë në gjendje shoku pas asaj që kanë përjetuar natën në mes të të shtunës dhe të dielës.
Ndërkohë policia ka ofruar të dhëna që krijojnë një qartësi rreth motivit të dhunës së ushtruar.
Dy zjarrfikësit e rinj e kanë quajtur “dosë e trashë” një paciente që kanë shkuar ta ndihmojnë.
Ndërsa policia e thotë këtë gjë me fjalë më të zgjedhura.
“Dy zjarrfikësit e rinj, në një moment janë shprehur në mënyrë përçmuese lidhur me peshën dhe përmasat e trupit të pacientes”.
Por, policia nuk e di se çfarë “shprehjeje fyese për dinjitetin” është përdorur me atë rast.
Ndaj shqiptarit 25-vjeçar po zhvillohen hetime për shkaktim lëndimi të rrezikshëm trupor.
Ai, edhe pasi dy zjarrfikësit ishin të rrëzuar për tokë, kishte vazhduar t’i godiste me shkelma!
Identiteti i dy të tjerëve, që mendohet se janë pjesëtarë të familjes, mbetet ende i paqartë.
“Deri tani nuk ka pasur kurrë ndonjë sulm të tillë”, ka thënë një zëdhënës policie.
Albinfo/d.i.