Një aksident ka ndodhur që qytetin e Fierit, ku një person ka mbetur i vdekur. Nga të dhënat paraprake mësohet se një makinë është përplasur me një shtyllë dhe për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i makinës, 52-vjeçari Bari Selami. Aksidenti mësohet se ka ndodhur te kthesa e Bocovës në Levan. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
ma.me