Opozita ka braktisur mbledhjen e Komisionit për Reformën në Drejtësi. Në një deklaratë për mediat, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se me votimin që bëri mazhoranca po zhbën kushtetutën e miratuar në 22 korrik.
“Dolëm nga mbledhja e komisionit ku shqyrtohet ky ligj shumë i rëndësishëm. Sot debati qe i gjatë, thelbësor. Ajo që sapo bëri me nenin e parë, mazhoranca ishte që me votim kërkon që me ligj të zhbëjë kushtetutën miratuar në 22 korrik të këtij viti.
Me ligj të kthejë, të fusë në proces ato që konsensusi politik i hoqi filtrat e që do të kapnin politikisht kandidatët që i vijnë kuvendit për t’u votuar si anëtarë jo gjyqtarë, apo jo prokurorë. Po fusin organe që nuk ekzistojnë në Kushtetutë. Përpiqen t’i shesin si procedurë, por po shtojnë organe jo kushtetuese që do të filtrojnë punën e Kuvendit”, tha Bylykbashi.
ma.me