Zbardhen detaje rreth atentatit të sotëm në Nikël të Krujës, kur shtetasit Gentjan Bejtja, i shpërtheu makina në ecje e sipër, pasi i kishin vendosur eksploziv.
Emri i tij nuk është i panjohur për policinë, pasi është lakuar si një nga autorët e vjedhjes së makinës, me të cilën u ekzekutua kryekomisar Dritan Lamaj.
Emri i 35 vjeçarit, gjatë hetimeve si personi, që së bashku me Enver Stafukën ka vjedhur makinën me të cilën u krye vrasja e kryekomisarit më 24 shkurt 2013.
Pasi u arrestua, Bejtja u shpall i pafajshëm, po në atë vit. Në atë kohë gjykata vlerësoi se nuk kishte prova që ta ngarkonin atë me faj për akuzën për të cilën u ndalua.
Aktualisht pas atentatit, burime nga grupi i hetimit thone se dyshohet per nje hakmarrje te mundshme, nisur nga e shkuara e vete personit te lenduar raporton Panorama.
Vete policia konfirmoi zyrtarisht pak me pare, se “G.B. 35 vjeç, banues në Larushkë, drejtuesi i mjetit që iu vu eksploziv ka pasur precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës”./a.m.