Gjuhë kërcënimi, frikë dhe terrori nga helmime vdekjeprurëse, janëpërdorur në një problem matematikor, si më poshtë.
“Ju po udhëtoni në një tren sëbashku me motrën tuaj pa bileta. Kontrollori vjen dhe ju gjen. Ai është i autorizuar të përdorë një një dëm special për raste të tilla.
Për këtë qëllim ai nxjerr një kuti e cila ka nëntë çokollata në dukje të njejta, por njera prej tyre janë me helm vdekjeprurës dhe ju detyroni të zgjidhni me rradhë, njëri pas tjetrit nga një çokollatë dhe ta hani.”
Autorët e tekstit pyesin nxënësin se sa është probabiliteti që motra të vdesë, e sa që të jetojë.
“Nëqoftëse ju zgjidhni i pari,sa është probabiliteti që ju nuk do të vdisni, po qe se motra juaj dihet se nuk do të vdesë?”-është pyetja më skandaloze e problemit matematikor.
Ky tekst horror nuk është skandali i parë i këtij lloji.
Kujtojmë që denoncimet për tekstet skandaloze kanë nisur me “Shkumësin Magjik” një pjesë nga leximi i klasës së dytë, i cili u mëson nxënësve se si të gënjejnë dhe të mos shkojnë në shkollë, duke tretur një shkumës në një gotë me ujë, i cili u ngre temperaturën./tema/a.k