Kreu i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko dhe Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj po raportojnë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë lidhur me skemën e mashtrimit të zbatuar përmes asgjësimit të kartëmonedhave të dëmtuara.
Komisioni po shqyrton raportin e KLSH, sipas të cilit dëmi i shkaktuar përmes vjedhjes së thesarit dhe skemës së asgjësimit të kartëmonedhave arrin në 21 milionë dollarë, dhe jo 7.3 milionë dollarë.
Sipas raportit, i bërë publik nga gazeta Shqiptarja.com, Banka e Shqipërisë ka rimbursuar në kundërshtim me ligjin disa banka të nivelit të dytë për kartëmonedhat e asgjësuara.
Komisioni i Ekonomisë ka bërë me dije se në fund të ballafaqimit mes Sejkos e Leskajt do të japë një konferencë për shtyp.
Shqiptarja/d.i.