Gjatë përurimit të ambienteve të reja të Ministrisë së Brendshme, ministri Saimir Tahiri i ka kërkuar nga kryeministri Rama një tjetër rritje pagash për punonjësit e policisë.
”Kam një kërkesë për ju i nderuar kryeministër Rama, shihni me shumë përparësi, për sa është e mundur, rritjen e pagave për punonjësit e policisë. Brenda një mandati rritët deri në 25% pagat, si në janar të 2014, por ju siguroj se 11 mijë punonjësve, lajm më të mirë se rritja e pagave nuk do mund t’u jepni. Ne po përmirësojnë në themel infrastrukturën, teknologjinë, për ta bërë më të lehtë përmbushjen e detyrës”, tha Tahiri.
Ministri iu drejtua edhe me një mesazh 11 mijë punonjësve të policisë.
“Mos u mërzisni, luftoni dhe fitoni çdo betejë. Kjo e akuzave dhe baltës së përditshme ndaj jush është vetëm politike”.
Kreu i qeverisë tha se do të bëhet çmos për t’i rritur pagat policëve, duke shtuar…
“Patjetër do të vazhdojmë të rrisim dhe rrogat e policisë, por të mos xhelozohen nëse do i rrisim më shumë pagat e mësuesve këtë herë”, tha ai.
d.i.