Kryetari i Shoqatës së malazezve të Kosovës Slobodan Vujiçiç të hënën në mëngjes ka filluar grevën e urisë me kërkesën që në Prishtinë të kthehet busti i Boro Vukmiroviçit dhe tabela e rrugës me emrin Radovan Zogoviç, transmeton Koha.net.
Vujiçiç për RTV KIM ka thënë se e ka filluar grevën e urisë pasi është i pakënaqur me autoritete lokale të Prishtinës.
Ai ka shtuar se nuk do të heqë dorë nga greva derisa ia kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti të mos e kthejë bustin e Boro Vukmiroviçit që gjendej afër atij të Ramiz Sadikut në Parkun e Prishtinës si deh tabelën e e rrugës me emrin Radova Zogoviç.
“Dikush për herë të tretë po e heq tabelën me emrin Radovana Zogoviç. Unë kam lindur këtu dhe dëshiroj që rruga që ka eksituar me këtë emër të kthehet. Ne e kemi kthyer por dikush po heq”, ka thënë Slobodan Vujaçiq i cili Shpend Ahmetin e ka akuzuar për fashizëm. (b.an)