Një djalë i ri nga Tirana i cili nuk pajtohesh dot me idenë e ndarjes nga e dashura e tij, ishte kthyer në makthin e kësaj të fundit.
Adi Zavalani, 26 vjeç, banues në Tiranë, mësohet se kishte pasur një lidhje prej disa kohësh me shtetasen I. S., 26 vjeçe, e cila duket se kishte përfunduar jo me pëlqimin e tij.
Burime nga policia i thanë Noa.al, se ditën e djeshme e reja bëri denoncimin ndaj ish- partnerit të saj, duke thënë se që nga momenti i ndarjes, e ka përndjekur dhe kërcënuar duke i shkaktuar frikë dhe ankth.
Mësohet se Zavalani e ndiqte në rrugë, dhe i shkonte pranë banesës, duke i krijuar ankth të vazhdueshëm.
Për shkak se e reja nuk ndihej e sigurtë, bëri denoncimin duke çuar në arrestimin e 26- vjeçarit nën akuzën e përndjekjes./a.k