Policia e Fierit ka prangosur 33-vjeçarin Florenc Sheqin pasi një ditë më parë ai ka kanosur një 55-vjeçar dhe më pas ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Sipas të dhënave të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Pedonale”, ku për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri automatik A.O, 55 vjeç, duke gjuajtur disa herë në ajër.
Menjëherë pas ngjarjes ai është shpallur në kërkim pasie dhe Gjykata kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” dhe sot u prangos me akuzat e: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
shqiptarja.com/d.i.