Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka postuar në rrjetin e tij social rastin e Aneta Halilit, e cila pas 18 vjet vuajtjesh, është bërënjëra nga qytetaret që ka përfituar nga transplanti i veshkave falas.
“Financimi 100% nga Qeveria i tansplantit të veshkave edhe në spitalet private u ka rikthyer jetën në normalitet deri më sot, 18 personave.
Aneta Halili, është një ndër këta qytetarë, veshkat e së cilës, pas 18 vjet vuajtjesh rraskapitëse dhe ecejakesh pafund duke kryer tre herë në javë shërbimin jetik të hemodializës, ishin dëmtuar duke rrezikuar seriozisht jetën e saj.
Sot, falë transplantit të kryer falas me veshkën e nënës së saj, 25-vjeçarja nga Kamza i është rikthyer normalitetit dhe ëndrrave të së ardhmes.
Financimi nga Qeveria prej rreth 8,000 euro për këtë ndërhyrje jetëshpëtuese për Anetën dhe shumë prej njerëzve të tjerë në nevojë për transplant, është një nga provat e prekshme të së vërtetës së ndryshimeve rrënjësore që kemi ndërmarrë në sistemin e kujdesit shëndetësorë këto gjatë këtyre tre viteve.
Po ashtu, janë rreth 950 pacientë që përfitojnë falas tashmë shërbimin e dializës edhe në spitalet private pranë qendrave të vendbanimit, siç janë qendrat e hemodializës që u hapën së fundi në Vlorë e Shkodër, por edhe 3 qendrat e tjera që hapen në vend së afërmi.- shkruan Beqaj./java/a.k