Partia Demokratike është surprizuar nga rezultati i deritanishëm i zgjedhjeve.
Me anë të një deklarate për mediat, deputeti demokrat Gert Bogdani tha se ky është një rezultat i paparashikuar deri më tani.
Ai gjithashtu ju bëri thirrje numëruesve të PD që të mos dekurajohen e të qëndrojnë vigjilentë pasi sipas tij, Rama-Meta duan ta deformojnë procesin.
“Ne inkurajojmë numëruesit tanë të qëndrojnë vigjilentë e të mos lejojnë asnjë tentativë të dyshes Rama-Meta, për të deformuar më tej rezultatin e për të devijuar më tej vullnetin e qytetarëve.
Rezultati parparak është shumë i mirë për PD dhe po fitojmë në bashki ku nuk e prisnim. Votat për PD janë në rritje megjithë valën intensive të presionit, krimit, blerjes së paprecedentë të votave, dhunës dhe përdorimit të çdo mjeti të jashtëligjshëm përgjatë fushatës dhe gjatë këtyre dy ditëve nga dyshja Rama- Meta.
Ne i bëjmë thirrje dyshes Rama- Meta që të mos bllokojë dhe të mos vonojë procesin në KZAZ-të ku janë duke humbur, dhe në bastionet tona, me shpresën kriminale për të ndërhyrë dhe manipuluar.
Numëruesit tanë janë në këmbë, ne jemi në këmbë dhe partnerët ndërkombëtarë janë me ne. Vota nuk preket!”