Deri në mesditë, pjesa më e madhe e vendit dominohet nga vranësira dhe shira ku më të dendur shirat do të paraqiten në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore. Herë pas here do të ketë rrebeshe por nuk përjashtohet edhe mundësia e breshrit. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira të dendur pothuajse në të gjithë territorin e vendit ku më problematike situata do të jetë në zonat jugore ku shirat do të jenë të konsiderueshëm. E njëjta situatë meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie te lehtë në vlerat e mëngjesit ndërsa një rënie me 2 gradë, pritet serish për temperaturat e mesditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e forte në det, duke arritur shpejtësi maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe për pasojë, në brigjet detare do të ketë dallgëzim 4- 5 ballë.
Europa
Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të dominohet nga masa ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent. Konkretisht Mesdhu, Ballkani do të mbeten me vranësira dhe rrebeshe shiu, po ashtu, zona e Alpeve, Europa Lindore si edhe rajoni i balltikut mbeten nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, me vranësira dhe shira të herë pas hershëm. Problematike situata paraqitet në Ballkan ku parashikohen stuhi dhe reshje shiu. Ndërsa, moti i kthjellët do të jetë dominues për gadishullin skandinav, gadishullin Iberik si edhe brigjet e detit të zi./noa.al/.a.k