Një ndër firmat më prestigjoze automobilistike në botë, Mercedez Benz, ka zgjedhur Shqipërinë si një ndër destinacionet ideale për të promovuar modelet e saj të reja për terrenet e vështira.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare të Instagram, gjiganti gjerman e cilëson vendin tonë si një ndër parajsat e Evropës.
“Rrugë të paprekura dhe pamje që të lënë pa frymë: Shqipëria është një ndër parajsat e fundit të mbetura të Evropës me terrene të vështira, prandaj vendosëm të udhëtonim drejt saj me Mercedez Benz përmes luginës së Shushicës në jug të vendit”, shkruhet në foton mahnitëse të realizuar në Shushicë.