Një person ka mbetur i vdekur dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi në një resort turistik në Barcelonë.
Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin në ndërtesat në Premia de Mar, një qytet turistik rreth 25 kilometër në veri të Barcelonës.
“Shpërthimi ndodhi në orën 08:25 të mëngjesit dhe janë prekur 15 persona. 14 prej tyrë janë plagosur ndërsa njëri ka vdekur”, është shprehur zëdhënësja e shërbimeve emergjente të Barcelonës.
Sipas raportimeve 2 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Ndërsa mediat lokal kanë publikuar imazhet e zjarrit që kishte përfshirë ndërtesën 7 katëshe.
shqiptarja.com/d.i.