Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka respektuar pritshmëritë duke fituar në 3 bashkitë që iu caktuan nga marrëveshja me koalicionin e saj me Aleancën për Shqipërinë Evropiane.
PDIU e Shpëtim Idrizit ka arritur një rezultat të thellë në Peqin, bashki kjo e cila ishte e demokratëve që nga viti 2005.
Po ashtu kjo parti ka arritur të fitojë me 700 vota diferencë edhe bashkinë e Konispolit. Po ashtu kandidati i PDIU në Rrogozhinë Beqir Nuredini ka arritur të marrë rreth 340 vota më tepër se rivali i tij i djathtë Eqerem Deliu.