Në qoftë se qumështi është ndër produktet e juaja të preferuara atëherë do të ishte mirë të provonit këtë dietë për të zhdukur nga trupi juaj disa kile të tepërta. Kjo dietë mund të ndiqet për jo më shumë se 8 ditë dhe gjatë këtyre ditëve do mund të humbisni deri në 5 kg. Ju mund ta përzieni qumështin me fruta ose të pini një milkshake pa sheqer. Nëse e keni të pamundur të pini qumësht pa sheqer atëherë përdorni vetëm sheqer diabetik.
Dieta
Dita e parë: 6 gota qumësht
Dita e dytë: 4 gota qumësht dhe dy fruta
Dita e tretë: 2 gota qumësht, dy fruta dhe 150 gramë djathë të lehtë
Dita e katërt: 4 gota qumësht, dy fruta, 150 gramë mish pa dhjamë në skarë
Dita e pestë: 2 gota qumësht, 2 fruta, 1 vezë të zier, 150 gramë mish të pjekur në skarë
Dita e gjashtë: 2 gota qumësht, 2 fruta, 1 vezë të zier, 150 gramë mish të pjekur në skarë dhe 100 gramë djathë pa yndyrë
Dita e shtatë: 3 gota e qumësht dhe 3 fruta;
Dita e Tetë: 2 gota qumësht, 1 frut, 150 gramë mish pa yndyrë dhe 150 gramë djathë të lehtë.