Taksisti i njohur në Tiranë për tatuazhin në krah me portretin e Marina Vjollcës, tani ka në vëmendjen e tij një tjetër figurë të njohur. Nuk bëhet fjalë për ndonjë personazh të showbizz-it, por për kandidatin amerikan për president Donald Trump.
Kësaj here, taksisti ka zgjedhur të vendosë mbi xhamin e automjetit të tij mbishkrimin “Donald Trump President”. Nuk dihet nëse ky është edhe qëndrimi i tij politik apo vetëm një nga hobit e tij, që bien jo pak në sy.
Më herët ky taksist, ka tërhequr vëmendje me tatuazhin e Marina Vjollcës në krah, të ish-kryeministrit Sali Berisha në zemër, apo edhe të Kim Kardashian.
Më sa duket ky është një hobi i veçantë i tij, një sjellje që në fakt tërheq jo pak vëmendjen e qytetarëve dhe klientëve të tij.