Reshje të dendura shiu kanë përfshirë këtë të shtunë disa qytete, ku problemet më të mëdha janë konstatuar në qarkullimin e automjeteve. Sasia e madhe e reshjeve ka përmbytur disa prej rrugëve ku e ka bërë të pamundur qarkullimin e qytetarëve.
I njëjti fenomen ka qenë edhe në Tiranë ku pusetat ndonëse kanë funksionuar, e kanë pasur të vështirë përballimin e një sasie kaq të madhe reshjesh çka ka bërë që trafiku të rëndohej dhe qytetarët të kenë vështirësi për ecjen nëpër rrugë. Me uljen e intensitetit të reshjeve ekspertët e bashkisë së Tiranës janë shpërndarë në terren për të bërë të mundur kalimin e ujit nëpër puseta dhe ardhjen në ndihmë të atyre që kanë pasur nevojë.