Bankierët amerikanë i kanë shkruar sekretarit të Thesarit amerikan, Jacob Lew, duke i kërkuar që të bëjë presion për negociata transparencë për daljen e Britanisë së Madhe nga BE dhe në interesa të stabilitetit të tregut. Ata kane thënë se pasojat e Brexit ka shumë mundësi të jenë shumë të mëdha.
Duke theksuar rolin e Britanisë së Madhe në sistemin financiar global, ata kanë paralajmëruar ndikime të mëdha të Brexit në industrinë financiare dhe më gjerë. Në letrën e tyre, bankierët amerikanë kanë thënë se kompanitë amerikane në Britaninë e Madhe mbështesin “të drejtat e kalimit” (passporting rights?) në mes të Britanisë së Madhe dhe vendeve të mbetura në BE për t’i lejuar firmat kryesore britanike të operojnë lirshëm ne bllokun ekonomik.
Ata shtuan se miliona njerëz në ShBA janë të punësuar nga kompanitë britanike dhe ato të BE’së, prandaj bëjnë thirrje për një periudhë tranzicioni të lehtë në mënyrë që t’iu japin firmave kohen e duhur te mësohen me ndryshime në tregti dhe investime.