Një përplasje me armë raportohet të ketë ndodhur pasditen e së shtunës në Laç. Mësohet se dy grupime janë përplasur midis tyre në rrethana ende të panjohura.
Dëshmitarët në vendngjarje raportuan policinë për të shtëna. Pas verifikimeve të kryera policia ka konstatuar një automjet të dëmtuar nga plumbat.
Uniformat blu vijojnë veprimet për të zbuluar personat e ëprfshirë në konfliktin me armë dhe motivet e ngjarjes. Ndërkohë paraprakisht bëhet me dije nga policia se janë shoqëruar disa persona./a.m.