Policia e Elbasanit arrestoi një 56-vjeçar, autor i tre vjedhjeve. I arrestuari është Faik Lika, banues në Elbasan.
Arrestimi i tij pasi ky person dyshohet t’i ketë vjedhur kartën e bankës së bashku me kodin pin A.S 37 vjeçe dhe ka vjedhur një sasi prej 33.000 lekë.
56-vjeçari gjithashtu dyshohet se në fshatin Bradashesh ka vjedhur banesën e K.S 54 vjeç dhe banesën e B.S 44 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”. /a.m.