Piloti italian i rrëzuar në Ishëm ditën e djeshme ka një histori të shkuar të errët.
Guido Guidi është arrestuar në vitin 2006 për një aksident ajror të vitit 2003, ku humbën jetën dy pilotë.
Kështu, sipas hetimeve të asaj kohe, një avion “Eurojet” u rrëzua vetëm pas 200 metra ngritje nga pista duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve, njëri prej të cilëve ishte ende i ri dhe nuk kishte eksperiencë.
Prindërit e këtij të fundit vendosën ta ndiqnin çështjen dhe zbuluan se avioni nuk ishte rrëzuar për shkak të djalit të tyre, por për shkak të një defekti.
Në atë kohë, Guido Guidi dhe Edorado Rubini, dy drejtuesit e firmës, kishin falsifikuar dokumentet e kolaudimit të avionit, duke shkaktuar në këtë mënyrë edhe vdekjen e dy pilotëve, shkruan Panorama.
Avioni nuk duhej të ngrihej atë ditë dhe kishte nevojë për kontroll teknik, pasi kishte probleme. Mirëpo, Guidi së bashku me Rubinon, kishin paguar 25 mijë euro ryshfet që të bëhej një raport fals për gjendjen teknike të avionit.
Tashmë, Guido Guidi shfaqet sërish dhe rrëzohet në Ishëm me avionin e tij. Fillimisht ai tha se ishte për turizëm, por më pas u zbulua, siç edhe vetë dëshmoi, se kishte ardhur për drogë./a.m.