Kombëtarja shqiptare U-19 për femra ka pësuar një humbje turpëruese në fazën eliminatore për evropianin e vitit 2017.
Vajzat e drejtuara nga trajneri Nevil Dede u mundën me rezultatin e thellë 9/0 nnga kombëtarja e Serbisë.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku vajzat kuqezi u mundën për të dytën herë me rezultat turpërues.
Në ndeshjen e parë u mundën 11-0 nga Skocia. Skocia mundi edhe Qipron me rezultatin 8-0 duke marrë kryesimin e grupit 4./a.m.