Ish-anëtarët e grupit Beatles, Paul McCartney dhe Ringo Star ishin në Londër për të marrë pjesë në premierën e filmit kushtuar viteve kaotike të grupit në turne.
Filmi “Tetë ditë në javë, vitet e turneve”, me regji të Ron Hoëard tregon përparimin e grupit duke luajtur fillimisht përballë një audience të vogël në “The Cavern Club” në Liverpool deri te stadiumet në të gjithë Amerikën.
Performanca e tyre e fundit ishte në “CandlestickPark” në San Francisko në vitin 1966.
McCartney tha se anëtarët e grupit u bënë të ndërgjegjshëm për të ndaluar turnetë për shkak se nuk mund të dëgjohej muzika me zë të lartë për shkak të tifozëve.
Xhirimi i filmit është mbështetur nga e veja e John Lennon, Yoko Ono dhe e veja e George Harrison, Olivia Harrison, citohet BETA. (b.an)