Humbja e dytë radhazi e Manchester United ka zemëruar tifozët e “Djajve të Kuq” që kanë nisur që tani të kërkojnë kokën e Jose Mourinhos.
Tifozët e Manchester Unitedit i kanë vërshuar rrjetet sociale, kundër Jose Mourinhos, menjëherë pas humbjes me Feyenoord, 1-0, në kuadër të Europa Leagues.
Sipas tyre, Mourinho është një Louis Van Gaal i maskuar dhe kërkojnë largimin e portugezit për të mos humbur kohë dhe për të shmangur dështimet që kanë karakterizuar këtë skuadër në tre sezonet e fundit.
Ato që përforcojnë akoma më shumë zërat për largimin e portugezit janë edhe statistikat.
Pasi fitoi Community Shield kundër Leicester Cityt dhe tre ndeshjet e para në kampionat, United humbi derbin me Cityn, ndërsa Mourinho një tjetër përballje me Guardiolan.
Të njëjtin start portugezi ka pasur edhe me Chelsean sezonin e kaluar dhe pjesa tjetër e historisë dihet tashmë./a.m.