Deri në mesditë, pjesa më e madhe e vendit dominohet nga alternime kthjellimesh e vranësirash ndërsa zonat veriore dhe veriperëndimore do të jenë me vranësira e shira të dendur.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke bërë që shirat të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit, më të dendura shirat do të jene në zonat veriore dhe qendrore ku herë pas here do të ketë rrebeshe. Në kushte të paqëndrueshme atmosferike do të mbetemi edhe gjatë orëve të natës deri mëngjesin e së dielës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në vlerat e mëngjesit ndërsa një rënie e lehtë, pritet për temperaturat e mesditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det, duke arritur shpejtësi maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe për pasojë, në brigjet detare do të ketë dallgëzim 3 ballë.
Europa
Qarkullimi i masave ajrore të freskëta e lagështa me origjinë oqeanike do të dominojnë ishujt britanike deri poshtë në Alpet e Zvicrës dhe Austrisë duke bërë që këto rajone të jenë më vranësira dhe shira, herë pas here të rrëmbyeshëm. Po ashtu, me vranësira dhe rrebeshe shiu do të paraqitet edhe një pjesë e gadishullit të Ballkanit.
Ndërsa, e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të dominohen nga moti i qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante./noa.al/a.k