Kryeministri Edi Rama ftoi fermerët e Malësisë së Madhe të paraqesin projektet e tyre, në mënyrë që të përfitojnë nga fondi i garancisë bujqësore, pasi qeveria në bashkëpunim me BERZH kanë vënë në dispozicion të tyre 300 milionë euro.
“Jam i vetëdijshëm për dhimbjet, shqetësimet, hallet e shumë familjeve. Jam shumë i vetëdijshëm për faktin se gjithë ky program i rilindjes urbane nuk ka arritur të prekë shumë zona, shumë komunitete. Nga ana tjetër jam i bindur se vështirësinë e jashtëzakonshme të këtij transformimi, ku të gjithë ishin lënë në dorë të Zotit dhe në dorë të vetes, është një transformim që nuk mund të bëhet sa hap e mbyll sytë. Programi i ujit në parcelë, deri fund të mandatit do jetë një premtim i mbajtur. Shteti është garantues i financimeve në fshat.”- deklaroi Rama.
ma.me