Azil kërkuesit dhe neo-nazistët janë përleshur mbrëmë në rrugët e qytetit gjerman verior, Bautzen, me policinë që u detyrua të ndërhyjë për t’i shpëtuar azil kërkuesit që ishin shumë më të pakët në numër. Por, sipas policisë gjermane, ishin pikërisht azil kërkuesit ata që filluan përleshjen dhe jo vetëm, sepse më vonë ata kanë hedhur edhe shishe në drejtim të policisë e cila kishte ndërhyrë për t’i shpëtuar ata, transmeton Express.
Në anën e neo-nazistëve ishin 100 persona, krahasuar me vetëm 20 azil kërkues në qytetin Bautzen. Në videon më poshtë mund t’i shihni skenat nga rrahja e mbrëmshme.
ma.me