Shpërthime të forta në Parlamentin afgan, i cili ka rënë pre e një sulmi kamikaz. Sipas reporterëve në Kabul, bilanci paraprak i viktimave është të paktën 6 civilë të vdekur, që ndodheshin jashtë ndërtesës në momentin e shpërthimit të një autobombe.
Pas disa shpërthime të një pasnjëshme, një komandë kishte hyrë brenda një ndërtese pranë Parlamentit, ku pati shkëmbim zjarri me forcat e sigurisë.
Sipas agjencisë së lajmeve Pajhvvok, sulmi në parlamentin afganë është bërë nga një komandë kamikazësh talibanë. Sulmi ndodhi ndërkohë që po zhvillohej një seancë për ratifikimin e emrit të ministrit të ri të Mbrojtjes.
https://www.youtube.com/watch?v=RKQXAWIQHw8