I fortë ka qenë reagimi i Ministrit Saimir Tahiri nga foltorja e parlamentit, në lidhje me akuzat e opozitës për kultivimin e drogës në vend, por edhe me ngjarjen më të fundit në Ishëm, ku një avion i vogël është rrëzuar dhe sipas PD-së, ka qenë i mbushur me drogë.
Tahiri ka akuzuar PD-në se pikërisht në kohën e qeverisjes së tyre, droga lulëzonte në çdo cep të Shqipërisë dhe asgjë nuk bëhej. Tensionet janë rritur aqsa edhe Sali Berisha e Flamur Noka kanë ndërhyrë nga vendi, çka ka detyruar kryeparlamentarin Ilir Meta të ndërpresë për 5 minuta seancën.
Tahiri është çuar të flasë pas fjalës së Vangjel Dules, i cili hodhi akuza në lidhje me drogën.
“Faleminderit që u kujtove në karrierën tënde të gjatë të cohësh të flasësh për herë të parë për kultivmimin e kanabisit, do të sugjeroja të interesoheshe zyrtarisht për këtë fenomen. Para se të sillje këtu thashetheme analistësh interesohu zyrtarisht. Ku ke qenë në 2008 Vangjel, ku i ke pasur sytë, në Gjirokastër, jashtë Tepelenës, në fshatra anës rrugës, Jozefinë ku i ke pasur sytë, pse ske shkuar te kryeministri jot ta denoncosh?”, i pyeti Tahiri.
Në lidhje me ngjarjen e pak orëve më parë në Ishëm, Tahiri tha se Ministria e Brendshme dhe Policia janë të hapura për çdo informacion.
“Ministria e Brendshm është e hapur për çdo informacion, Policia e Shtetit është e hapur për çdo informacion. Është shqetësim për mua, për kolegët e maxhorancës për kryeministrin nga dita e parë e punës tonë. E kemi filluar punën kur këtu askush nuk fliste. Berisha thoshte publikisht se ka pasur vendim politik për të mos hyrë në Lazarat. Jo më larg se 3 vjet më parë ky vend ishte mbjellë me hashash. Në raportin e Guardia di Finanza thoshte se 300 ha ishin të mbjella, kur ishte ministër zotëria (Nokës), deklaroi Tahiri.
Kush e mbronte dhe kush e mbrojtka, ne që e shkatërrojmë apo këta që e linin. Ne kemi një problem si vend që nuk ka lidhje me klasën politike. Kemi një problem me çështjen e kultivimi, problem që shkon përtej policisë. Është një problem që duhet adresuar në nivelin më të lartë politik, së pari në parlament. Është një problem që nuk zgjidhet vetëm nga policia. Policia rrezikon të harxhojë buxhetin e saj vetëm me aksionet anti-kanabis. Nëse do ishim rehat me Lazaratin do e linim aty se nuk na prishte punë. Ne nuk e lamë, i hymë një sfide që askush më parë nuk e bëri”, tha Tahiri.
“Në 2013-ën në Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Poroçan, Kukur, Gramsh, Dragot, Qarku Gjirokastër, Fier, Kukës, Korçë. Pse nuk ke marrë masa ti (i drejtohet Flamur Nokës), meqë je edhe deputet në Kukës? Ku i kishte sytë ti Asllan? Po ti Jozefinë? Më e pakta heshtnit, unë me çdo kosto nuk do hesht me çdo kosto. Do të bëj detyrën ta shkatërroj në çdo cep të Shqipërisë. Kjo është detyra ime, kjo është detyra e kësaj mazhorance bashkë me ministrat”, deklaroi Tahiri.
Ai citoi edhe raportin e DASH në 2013-ën.
“Kryeministër atëherë ishte Sali Berisha, ja se ç’thotë raporti: Prodhimi i marihuanës mbetet i lartë për të tretin vit radhazi edhe pse nuk ka një vlerësim zyrtar nga qeveria për kultivimin”, citoi Tahiri.
Fjala e Sali Berishës: Keni kanabizuar shqipërinë
Përpiqen, në një histeri të papërmbajtur, të çirren, të shpifin dhe të trillojnë, të citojnë dokumenta që ekzistojnë, në mënyrë që të lajnë fytyrën e tyre të nxirë nga kanabisi.
Sot u fol dhe për Dibrën, pse unë spo ndalem gjerësisht.
Në 2 korrik të 2015, kam deklaruar me bindje më të madhe se ajo ishte seanca e funeralit të zgjedhjeve në Shqipëri… po Dibra cishte, hapi i njërit prej këtyre varreve. Njëra nga varret e kësaj varreze, në të cilën ju keni futur votën e shqiptarëve. Pas çerrjeve histerike të Sadri Abazit, qëndrojnë vjedhjet e miliona e miliona eurove të vjedhura… të një njeriu që ska fol ndonjëherë në parlament… i ndërtimit të një perandorie droge, pengmarrjet etj etj… i di vetë ai…
Ndërhyn Sadri Abazi
Po po i di ti, ti di mirë unë ato ty… A e dini ju se drogën e kurveleshit e lëviz Saimir Tahiri… atje janë të mbjella mbi 3.2 mln rrënjë drogë… nëse llogarisim sipërfaqen, sa mendoni juse është mbjellë në Shqipëri? Të paktën 20 milionë rrënjë, dhe ky është minimumi.
Mashtron shqiptarët me komunikata që nuk ekzistojnë kurrë… po sigurisaht që ka patur kanabis, por kanabisinga 2013 deri në 2015 është rritur me një mijë herë më shumë. Kanabisi është bërë pronë e organizatës që quhet qeveri shqiptare, e birësuar nga Edi Rama.
A e dini ju që 8 muaj më parë ka denoncuar tek ky ministri këtu, Besnik Sulën, kryemafiozin se e ka kërcënuar me jetë, nëse tregon interes për Ballshin… cfarë përgjigje dha zotëria në atë kohë… nuk e mohoi dot, përkundrazi ai dha përgjigjen që dha Edi Rama… sepse më pas rafineria e Ballshit do të merej prej tyre, duke shkelur cdo lloj rregulli.
Këtu kemi qenë kur sivllau i tij, në atë kohë njeri i afërt, bënte thirrje që të legalizohej kanabisi… ne këtë e quanim thirrje për këtë që po ndodh sot. Atë e përcollën dhe poshtërsisht shkojnë i thonë se ndërhyri berisha në gjykatën Kushtetuese. Unë i them atij këtu, Berisha një betëj bën, veçse betejën politike, por kurrë asnjë betejë tjetër.
Prandaj Koços, i them, gropën ta bënë këta. Unë nuk merrem me te, edhe pse më është dashur të merrem me të… por unë nuk merrem me biznesmenët.
Dibranët janë trima, por ka një moment… krimi i veshur me pushtet, sepse krimi pa pushtet është i rrezikshëm, në tërësinë e tij… por tjetër është krimi në pushtet… krimi në pushtet është krimi më i pakufijshëm.
Qytetari vihet përpara një alternative, ose të reagojë me forcë ose të nënshtrohet… kjo ishte zgjdhja që u bë…. Cfarë më thoshin në Dibër… jemi 15 vota, ose votat ose pensionin ta hoqëm… kështu më tha një familje e Dibrës. Ky është një krim i shëmtuar.
Për opozitën dhe qytetarët shqiptarë, e në rradhë të parë për Tiranën, Shqipëria është në një moment kritik. Vendin e ka mbuluar velloja e zezë e krimit dhe kanabisit. Ka një debat tek njerëzit e thjeshtë se përse të mos legalizohet dhe edhe ne të fitojmë dicka. Kjo nuk mund të ndodhë kurrë, dhe i bëj thirrje qytetarëve opozitarë, se me këtë u bëjnë gjëmën fëmijëve të tyre… mund ti shohin nesër fgëmijët e tyre përdorues të drogës… me këtë pikëpamje e humbet vetëdijen tërësisht ndaj krimit… kurrë të mos e pranoni këtë gjë.
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, ti japin duart kësaj organizate kriminale, ta rrëzojmë sa më parë këtë organizatë kriminale.
Ta rrëzojmë këtë qeveri e cila po vjedh në mënyrë monstruoze të gjitha pasuritë e juaja, e cila po rrethon Shqipërinë nënjë izolim të ri, sepse ne dhe vetëm ne mundemi, përndryshe, ju dhe fëmijët e juaj, miqve tuaj, ju pret ose eksodi ose droga.
Unë kam besim të madh se koha e edvin shullazit ka marrë fund.