Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një spital të Greqisë. Lajmi bëhet i ditur nga të afërmit e viktimës, Dori Pepa, nga fshati Kosovë e Madhe në Lushnjë. Të afërmit pretendojnë se vdekja ka ardhur për shkak të gabimeve të mjekëve.
26-vjeçari ka shkuar me te vjella dhe me temperature të lartë, ndërsa mjeket i kanë bërë një gjilpërë dhe ai ka gjetur vdekjen, raporton “Focus News”.
Pepa kishte emigruar në Greqi gusht, por të afërmit nuk kanë lajmëruar ambasadën pasi sipas tyre nuk kanë besim tek kjo e fundit. Të afërmit kanë hedhur dyshimin në këtë vdekje të parakohshme dhe presin me padurim përgjigje lidhur me vdekjen e tij.
Panorama/d.i.