Mansour bin Zayed Al Nahyan ka një pasuri të barabartë me gjysmën e borxhit të brendshëm publik të Italisë dhe paratë nuk i mungojnë edhe kur investimet janë të rrezikshme.
Pikërisht për këtë sheiku që ka në pronësi Manchester Cityn nuk e ka pasur asnjëherë problem që të firmosë një çek të majmë për të bindur futbollistët më të mirë në qarkullim.
Që nga Kevin de Bruyne që u ble për 74 milionë te Raheem Sterling, Stones apo Sane, biznesmeni nën fuqinë e parave të nëntokës ka projektuar “qytetarët” në shkallën më të lartë të klubeve që shpenzojnë më shumë.
Saktësisht një miliard e 24 milionë euro është buxheti i investuar në tregun e transferimeve nga sheiku Mansour në vetëm gjashtë vitet e fundit. Shoqëria angleze nuk është vetëm klubi evropian që ka shpenzuar më shumë verën që sapo u mbyll, por gjithashtu i vetmi që ka kaluar një miliard euro nga 2010 deri më sot.
Observatori i futbollit, CIES nënvizoi se pas krahëve të Manchester Cityt gjenden dy klube tjera angleze.
Chelsea i manjatit rus, Roman Abramovich, me 871 milionë dhe Manchester United me 841, janë ekipet që kompletojnë podiumin evropian.
Nuk mund të mungonin në vitrinën e shpenzimeve të futbollit kontinental edhe PSG, Barcelona, Liverpool dhe Real Madrid./a.m.