Kryeministri, Edi Rama, gjatë takimit falenderues në Dibër me rastin e fitores së kandidatit të majtë Muharrem Rama, ka akuzuar ashpër PD se ka fyer mjaft rëndë dibranët duke i klasifikuar si trafikatë dhe kriminel. Kreu i qeverisë ka nënvizuar se deklaratat e PD-së nga ana tjetër prishin edhe harmoninë e bashkëjetesën mes vetë dibranëve.
“Verdikti i votës në Dibër ishte i qartë. Diferenca e thellë e provon këtë. Nuk arrij ta kuptoj sesi një parti që për vite me rradhë ka marrë besimin e dibranëve, tu kthehet dibranëve me atë gjuhë dhe ti akuzojë si trafikant dhe kriminel. Si ka mundësi që partia më e madhe e opozitës, që shpall si test kombëtarë zgjedhjet në Dibër, pasi shpalli madje edhe fitoren kur u mbyllën kutitë e votimit, pasi sheh se nga numërimi merr vetëm “opingën e Sheros”, u turret dibranëve duke i akuzuar si kriminelë dhe bashkëpunëtorë kriminelësh”, ka deklaruar Rama.
Kryeministri ka falenderuar votuesit e kandidatit socialist, por ai ka falenderuar edhe votuesit që votuan për kandidatin e PD.
“Është e pakuptueshme që një parti e madhe në garë, falenderon vetëm votuesit e vet dhe fyen shumicën e votuesve të tjerë. Ajo fyen aspektin demokratik. Në Dibër ka nbjë llogari shumë të thjeshtë për t’u bërë. Muharremi ka arritur të bashkojë të gjitha votat e 2015. Me akuzat e PD nuk arrij dot të kuptoj se si ndjehen sot ata demokratë që fqinjit juaj me të cilën ata kanë ndarë gjithëshka, që u kanë shkuar për ngushëllime, partia e tyre u vë gishtin si kartel droge komshinjëve. Kanë fyer dibranët që edhe kur s’kanë e ndajnë me sho- shoqin. Kjo votë është një besim. Është një besim që na e është dhënë. Ndjejmë detyrime të shumëfishtë. Ne i kemi shumë borxhe Dibrës”, deklaroi Rama.
Me. Ar