Një shqiptar në Itali akuzohet se ka përdhunuar një adoleshente. Ngjarja ka ndodhur në një disko në Rimini. Vajza që ka bërë denoncimin, një 17-vjeçare, kishte qenë në disko bashke me shoqet e saj. Ajo ka konsumuar shumë alkool dhe në një moment, sipas mediave italiane, shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, e ka tërhequr atë në banjo dhe e ka përdhunuar. Shoqet e adoleshentes, të cilat mendonin se bëhet fjalë për një shaka, e kanë filmuar skenën dhe madje pamjet i kanë publikuar në WatsApp. Vetëm më vonë është kuptuar çfarë ka ndodhur.