Pasi kandidates për presidente të SHBA, i ra të fikët gjatë ceremonisë përkujtimore të 11 Shtatorit, një ditë më pas nisën teori të ndryshme konspirative rreth asaj nëse Hillary Clinton kishte një sozi.
Sipas pretendimeve të ndryshme, personi që u shfaq në publik pas problemeve shëndetësore që pati të dielën kandidatja demokrate në zgjedhjet e nëntorit, nuk ishte Hillary, por një sozi e saj.
Dhe këto pretendime nuk janë të pakta – ata madje edhe kanë shpërndarë disa fotografi në rrjetet sociale, dhe jo vetëm.
Ata pretendojnë se gishtat e dorës, veshët dhe hunda nuk përputhen me ato të fotografive të bëra më parë.
Mjeku i kandidates Clinton e ka konfirmuar se Hillary vuan nga pneumonia, ndërkaq rreth faktit se asaj i kishte rënë të fikët gjatë ceremonisë së 11 Shtatorit e lidhin me lodhjen e madhe, për shkak të programit të ngjeshur.
Telegrafi/d.i.