Ka përfunduar intervistimi nga Prokuroria e Shtetit të Kosovës së ish-nënkryetarit të PDK-së, Adem Grabovci për çështjen e aferës “Pronto”.
Pas intervistimit Grabovci u shpreh se është i gatshëm të pastrohet nga ky hetim, shkruan Gazeta Express.
“Jemi të gatshëm për tu pastru dhe për të dalë e vërteta në shesh”, ishte i vetmi prononcim i Grabovcit, pasi doli nga prokuroria, duke kërkuar se për çdo gjë tjetër të drejtohemi tek avokati i tij. (b.an)