Gjykata e Apelit e Kosovës ka lenë në fuqi masat e sigurisë ndaj gjashtë personave të dyshuar për terrorizëm. Në këtë mënyrë, Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe avokatëve mbrojtës kundër aktvendimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 01.09.2016.
Gjykata e Apelit vlerëson se në rastin konkret janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, të parapara konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.
Po ashtu, kjo gjykatë gjen se masat e tjera të parashikuara me ligj janë të pamjaftueshëm për sigurinë e prezencës së të pandehurve dhe rrjedhën normale të procedurës penale.
Policia e Kosovës, në një aksion të zhvilluar më 30 gusht, ka arrestuar Adea Batushën, Astrit Deharin, Atdhe Arifin, Egzon Halitin, Petrit Ademin dhe zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqin, si të dyshuar për sulm ndaj ndërtesë së Kuvendit të Kosovës, citohet Koha. (b.an)