Sa më shumë që deputetët e PD-së përpiqen të mbrojnë Lulzim Bashën nga humbja katastrofale në Dibër, aq më qesharak e bëjnë kreun e PD-së. Por kjo do të ishte vetëm njëra anë e medaljes. Me idiotësitë që thonë për të justifikuar këtë humbje, këta deputetë nuk i japin mundësi Bashës as të reflektojë për të gjetur shkaqet e dështimeve të tij të suksesshme. Këtu realisht është edhe problemi serioz i PD-së. mjafton të lexosh broçkullat e Kastriot Islamit, për të kuptuar se në çfarë mjerimi e ka zhytur PD-në dhe Bashën “matematika” e tij elektorale. Madje e ka bërë më qesharake se kurrë atë forcë politike. Zotëria në fjalë është edhe shkencëtarë, por hesapet e tij elektorale para dhe pas zgjedhjeve “lën pa gojë” edhe më injorantin në fushën e matematikës. Me një të rënë të lapsit Islami i përllogarit 4 mijë votat më shumë që mori kandidati socialist M. Rama si pasojë e “kanabisit që u është premtuar 100 familjeve me 20 persona për ta mbjellë në ara”. Këto bëjnë 2 mijë vota, plus 2 mijë të tjera nga krahu tjetër. Edhe sikur të kishte pirë gjithë ditën kanabis ish- socialisti nuk do mund të gjente justifikim më qesharak. Ja çfarë shkruan Islami:
“Mekanizmi elektoral është ky. U është thënë 3 familjeve mbillni në fushën tuaj kanabis, sepse ju nuk ju prek njeri se jam unë këtu. Po të na jepni votën ne prapë do t’ju lejojmë dhe 3-4 familje bëjnë rreth 20 vota, shumëzuar për 100 bëjnë dy mijë vota. Nëse këto vota kalojnë nga njëra anë në tjetrën, bëhen 4 mijë vota dhe ky është rezultati”, argumenton Islami. Janë fiks fjalët e tij mos t’ju duken të pabesueshme këto rreshta. Natyrisht tani fillon momenti i hartimit të listave me kandidatët për deputet në zgjedhjet e 2017 ku secili nga deputetët aktual, edhe islami, do një vend në krye të listës. Por këtë të paktën të mos mund ta arrijë duke bërë qesharak Bashën dhe PD.
ma.me