Fabio Musollari është autori i vrasjes së 18-vjeçarit Fabio Hila sot pasdite në Pogradec.
Sipas Lapasi.al fillimisht dy të rinjtë kishin debatuar në telefon, më pas autori shkoi me armë në lokalin në rrugën “Rinia” ku ndodhej 18-vjeçari dhe aty e ekzekutoi me disa plumba kallashnikovi.
Fabio Musollari njihet si person problematik. Ai është nga fshati Vërdop.
Ndërkohë që ngjarja shkaktoi panik dhe kaos në zonën përreth. Policia arriti të arrestonte autorin e krimit pak minuta më vonë, shkruan express. Motivet e krimit nuk dihen ende. I riu ndërroi jetë rrugës për në spital.