Qitro dhe lëngu i nxjerrë prej saj janë të shëndetshëm, duke siguruar mjaft vitaminë C, kalium, fibra dietetike, dhe ushqyes të tjerë, të dobishëm për shëndetin e zemrës, sipas shoqatës Amerikanë të Zemrës.
Ky është një lajm i mirë. Lajm i keq është se lëngu i qitros mund të ndërveprojë me dhjetra e medikamente, duke u kthyer kështu në rrezik për shëndetin.
Mjekët nuk janë të sigurt se cili prej qindra përbërësve të qitros është përgjegjës. Përbërësi kryesor është furanokoumarin, i gjetur gjithashtu në kos dhe portokall. Edhe pse këto fruta nuk janë studiuar në mënyrë të detajuar, udhëzimet për ndalimin e konsumimit të qitros nëse jeni duke u mjekuar duhet të zbatohen.
Nëse merrni një dozë të ulët apo të moderuar ilaçesh, ndoshta mund të konsumoni një gotë të vogël me lëng qitro, por në qoftë se e teproni me dozën, ajo mund të bëhet e rrezikshme. Megjithatë konsultimi me mjekun rekomandohet në të tilla raste./a.k