Andrea Pirlo ka thënë se Juventus bëri mirë që shiti francezin Paul Pogba
Mesfushori italian, Andrea Pirlo beson se Juventus kishte të drejtë kur vendosi të shiste Paul Pogban.
Ai tha se këtë më së miri mund ta vëreni kur shihni lojtarët të cilët ka transferuar Zonja e Vjetër.
“Ishte vendim i duhur kur shihni lojtarët të cilët kanë transferuar. Pas disa transferimeve të mëdha, Juventus është duke ndërtuar skuadër për të fituar gjithçka”, tha Pirlo për Sky.
Ai po ashtu tha se Juventus është sikurse PSG në Francë, është duke luajtur në ligë si i vetëm dhe është larg skuadrave tjera. /Express/a.k