Ishte zhdukur që në vitin e largët 1845, në ekspeditën e Franklin, ndërsa anija HMS Terror është gjetur vetëm gjatë këtij muaji.
Zyrtarët nga Fondacioni Kërkimor i Arktikut, një grup privat që ishte dërguar për të ndihmuar në kërkimin e kësaj anije, kanë thënë se anija është gjetur.John Franklin dhe 128 anëtarët e ekuipazhit të anijes HMS Terror dhe Erebus kishin vdekur, pasi dy anijet kishin ngecur në akull. Ekspedita kishte pasur për qëllim gjetjen e rrugëve në oqeanin Paqësor dhe Atlantik, për në Arktik.Fati i këtyre anijeve kishte mbetur një mister i madh për rreth 170 vjet deri kur një ekip gjeti anijen Erebus në shtator të vitit 2014./tch/a.k