Aksidenti ka ndodhur në portin e Marsejës. Pesë anëtarë të ekuipazhit ndodheshin në një varkë shpëtimi kur ajo u shkëput dhe ra në ujë nga të paktën 10 metra lartësi. Njëri prej tyre ka vdekur ndërsa katër të tjerët kanë pësuar lëndime të rënda. Nuk dihet shkaku i aksidentit, por sigurisht që është një reklamë jo e mirë për këtë anije që cilësohet si “Qyteti lundrues”.
ma.me